Konfirmohen në detyrë dy gjyqtarë të ‘Krimeve të Rënda’ dhe ‘Apelit’

Konfirmohen në detyrë dy gjyqtarë të ‘Krimeve të Rënda’ dhe ‘Apelit’

Dy gjyqtarë kanë arritur të kalojnë sot procesin e vetting-ut. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur Kualifikimit.

Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, u konfirmua në detyrë nga trupi gjykues i përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia relator, Genta Tafa (Bungo).

Në detyrë u konfirmua edhe Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Alma Faskaj relatore dhe Firdes Shuli.

Ndonëse Kalaja u përball me dyshime për ‘trajtim preferencial” të bashkëshortes dhe babait të tij në Agjencinë e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme dhe u pretendua për pasaktësi në kriterin e sigurisë, provat e paraqitura nga gjyqtari janë marrë në konsideratë nga KPK.