Viti, dyshohet se dy lokale po merren me bixhoz

Viti, dyshohet se dy lokale po merren me bixhoz

Gjatë hetimeve policore janë identifikuar dy lokale në Viti të cilat dyshohet se ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Në lokalin e parë nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë ndërsa në lokalin e dytë janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me çipa të lojës së pokerit.

Rasti është duke u hetuar, nuk raportohet për të arrestuar.