MKRS-ja ndan grante start-up për 85 të rinj

MKRS-ja ndan grante start-up për 85 të rinj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë grante start-up për 85 të rinj. Me këtë rast u nënshkruan edhe kontratat.

Feim Hoxha drejtor i Departamentit të Rinisë, tha se programi ka për qëllim të mbështesë të rinjtë e papunë, si dhe prodhuesit në sektorin e industrisë së lehtë, sektori i dizajnimit, zanatet dhe shërbimet specifike përfshirë grantet.

“Këto përfitime i ka mbështet MKRS .Programi objektiv kryesor ka të sigurojë mundësi për të rinjtë e papunë. Sektorët prodhues të shërbimit dhe sektori i industrisë së lehtë, sektori i dizajnimit, zanatet dhe shërbimet specifike përfshirë grantet. Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të punës për të rinjtë. Mbështetja për të rinjtë është e nevojshme dhe kjo ka bërë që MKRS të mbështet sektorin privat dhe qëllim kryesor është mbështetja e të rinjve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se shumat përfituese përfjsijnë 5 mijë euro, por ka edhe vlerëa më të ulta.

Ndërsa bëri të ditur se në vitin 2019 në program  për përkrahjen e rinisë kanë qenë 408 mijë euro, shumë kjo e cila pritet të rritet nga viti në vit.

 Shumat përfshijnë 5000 euro por disa kanë edhe një vlerë më të vogël. Në vitin 2019 në program janë 408 mijë euro dhe ne mendojmë që nga viti në vit ky do të rritet sepse ky investim është investim për të ardhmen tonë dhe të rinjve tanë. Mbi 90% të kërkesave të rinjve ne do ti mbështesim”, tha ai.

Hoxha i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të aplikojnë në vitin 2020.

“Njëkohësisht i inkurajojë të gjithë të rinjtë që në vitin 2020 të aplikojnë dhe pse jo mund të jenë përfitues. Ministri Gashi ka qenë shumë i përkushtuar qe ti mbështesim të rinjtë në biznese”.

Fitues të këtyre granteve ishin 85 të rinj.

Disa nga përfituesit të grantit start-up ishin Anda Ademaj, Valon Avdyli, Albulen Zumberi, Blerim Shala, Endrita Shala, Hana Kika, Burim Paçarizi, etj.EO


MË SHUME NGA Ekonomi