Nënkryetarja Osmani takohet me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Nënkryetarja Osmani takohet me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Sot, nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ambasadorja Barishiq uroi znj. Osmani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Osmani, duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci. Njëkohësisht, dr. Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale