Kurti takon tre këshilltarët e Macronit, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit

Kurti takon tre këshilltarët e Macronit, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeminstri potencial, Albin Kurti, ka takuar mbrëmë në Francë tre këshilltarët e presidentit Emmanuel Macron.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se tre këshilltarët e presidentit francez e kanë uruar për fitoren në zgjedhje, ndërsa ka shtuar se ju ka shpjeguar për ndryshimin që ka ndodhë në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit.

“Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Albin Kurtit në Facebook:

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.

Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.


MË SHUME NGA Aktuale