Bixhoz ilegal, arrestohen 5 persona

Bixhoz ilegal, arrestohen 5 persona

Policia në Prizren ka arrestuar pesë të dyshuar, gjatë ekzekutimit të një urdhërese, në kontrollimin e katër lokaleve në Prizren, që dyshohet se bëhet organizimi i paligjshëm i skemave piramidale të bixhozit.

Gjatë kontrollimit të lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi: 3 (tri) kutia me 1561 zhitona të lojës Poker, 2(dy) kompjuterë Llap topa, 3(tri) shtëpiza të kompjuterëve, 7 (shtatë) telefona, një diviar, një printer për tiketa të bastoreve sportive, 16 (gjashtëmbëdhjetë) tiketa të bastoreve.

Lokalet janë mbyllur nga e inspektorët. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.