James Blunt prezanton një album ndryshe

James Blunt prezanton një album ndryshe

Kantautori James Blunt po prezanton para publikut albumin e tij të ri, i cili karakterizohet me këngë thellësisht personale.

 Autori i hitit “You’re Beautiful”, që u mbizotëroi të gjitha kohërave, thotë se albumi i tij i fundit është më i veçanti që e ka përgatitur ndonjëherë, sepse nuk është vetëm për publikun, por është edhe një dedikim për personat më të dashur të tij.

 “Nuk është për klasifikimin tim, jo për një vend në top-listë, kjo është për familjen time”, shpjegon këngëtari dhe kantautori britanik, duke folur në një intervistë për AP-në të realizuar në pijetoren që ka e në Chelsea, West London.

I titulluar “Once Upon a Mind”, Blunt thotë se albumi i ri ka një intensitet të shkrimit i cili nuk është bërë që nga albumi i tij i parë “Back to Bedlam”, që kryesoi listat në vitin 2004 e që përfshinte edhe hitin “You’re Beautiful”. “Babai im nuk është mirë dhe në të njëjtën kohë fëmijët e mi janë diçka e re për mua, unë kam një familje të re. Kështu unë shoh rrethin e jetës duke luajtur para meje dhe para syve të mi”, thotë Blunt në një intervistë për AP-në.

Rikujtojmë se këngëtari britanik James Blunt ishte ushtar i KFOR-it britanik në luftën e vitit ’99 në Kosovë.