SHBA do të hetojë “çdo pretendim” të keqpërdorimit të armëve në Irak

SHBA do të hetojë “çdo pretendim” të keqpërdorimit të armëve në Irak

“Ne kemi një kërkesë shumë të rreptë të përdorimit të tyre, kërkesë për të përfunduar përdorimin e armëve ushtarake që u sigurojmë ne për shitje”, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Mes numrit të madh të vdekjeve të protestuesve në Irak, SHBA ka deklaruar se do të hetojë pretendimet për përdorimin e armëve të saj në mënyrë të papërshtatshme në këto protesta.

“Ne kemi një kërkesë shumë të rreptë të përdorimit të tyre, kërkesë për të përfunduar përdorimin e armëve ushtarake që u sigurojmë ne për shitje”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.

“Ne do të hetojmë çdo pretendim se armët përdoren në mënyrë jo të duhur, jo në mënyrën që ato ishin menduar”, shtoi Hoffman.

Vetëm ditën e djeshme, të paktën katër protestues u vranë nga zjarri i forcave të sigurisë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga municionet e gjalla në Bagdad.

Gjithsej, Rreth 270 persona janë vrarë në protestat antiqeveritare në Irak, që filluan në muajin tetor, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Hoffman tha se sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, kërkoi garanci nga kryediplomati irakian, Mohamed Ali al-Hakim dhe ministri i Mbrojtjes, Erfan al-Hiyali, “që protestat paqësore të vëzhgohen në mënyrë paqësore dhe të mundësohen të vazhdojnë”.

“Por, në të njëjtën kohë ne jemi atje me ftesë të qeverisë së Irakut”, shtoi ai.

Revolta tek populli është rritur viteve të fundit në Irak, nga shkaku i papunësisë në rritje dhe korrupsionit të shfrenuar. Irakianët kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore, si në energjinë elektrike dhe ujin e pastër.

Sipas shifrave të Bankës Botërore, papunësia e të rinjve është rreth 25 për qind. Sipas disa organizatave të transparencës, Iraku renditet si vendi i 12-të më i korruptuar në botë.