​Sekuestrohet sasi rekord kokaine

​Sekuestrohet sasi rekord kokaine

Autoritetet japoneze njoftuan sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë në portin e Kobe-s, një sasi e paparë ndonjëherë në vend, vlera e së cilës llogaritet në tetë miliardë jen (66 milionë euro).

“Ky është një rekord, për sa i përket sasisë, për një sekuestrim kokaine në Japoni”, deklaroi një zëdhënës i autoriteteve.

Rekordi i mëparshëm ishte në gusht, kur u sekuestruan 177 kilogramë kokainë në një port tjetër, në prefekturën Aichi.

Trafikantët mund ta kenë dërguar gabimisht ngarkesën në Kobe, njoftuan burimet pranë hetimit, sipas të cilave ngarkesa u gjet në kontejnerë transporti detar.

Trafiku i drogës në vend është një nga burimet kryesore të të ardhurave për grupin kriminal vendas, Yakuza.