Kjo ishte dëshira e fundit e aktorit Bekim Fehmiu

Kjo ishte dëshira e fundit e aktorit Bekim Fehmiu

Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar, nga Kosova, i cili ka lindur në Sarajevë, por që një kohë të gjatë ka jetuar në Beograd, ku edhe ka vdekur në vitin 2010.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd  më 15 qershor 2010, ku sipas deklarimeve të dhëna nga serbët thuhet se ka kryer vetëvrasje, dhe dëshira e tij e fundit ka qenë t’i hidhet hiri në Lumbardh në Prizren, të cilën gruaja e tij serbe ia ka realizuar.

Bekim Fehmiu  është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Është bërë i njohur me filmin “Mbledhësit e Puplave” në vitin 1966. “Odisea”, ishte filmi që i dha famë ndërkombëtare Bekimit.

Ka luajtur mbi 50 role, dhe është aktor i parë shqiptar nga Kosova që ka prekur Hollivudin.