Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është ftuar nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”

Postimi i plotë:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!