Trump gjobitet me 2 milionë dollarë

Trump gjobitet me 2 milionë dollarë

Shpërdorimi i parave të fondacionit privat për qëllime politike ka penalizuar presidentin Donald Trump me 2 milionë dollarë. Fondet e mbledhura nga shoqëria bamirëse dyshohet se u përdorën pjesërisht në fushatën elektorale të vitit 2016.

Presidenti amerikan Donald Trump do duhet të paguajë 2 milionë dollarë për shpërdorimin e fondacionit të vjetër bamirës.

Gjykata supreme e Nju-Jorkut tha të enjten se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shfrytëzuar në të paktën një rast fondin e parave të fondacionit për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2016.

Atëkohë, fondacioni që i ishte besuar tre fëmijëve të kryeshtetarit amerikan organizonte evente për mbledhje fondesh për veteranët amerikanë.

Por një pjesë e të ardhurave përvetësohej nga stafi i presidentit Trump për të financuar garën elektorale.