Challandes publikon listën për Çekinë dhe Anglinë, nuk ftohet Avdijaj

Challandes publikon listën për Çekinë dhe Anglinë, nuk ftohet Avdijaj

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe këtë herë bie në sy mungesa e Donis Avdijajt, i cili po kalon në formë të mirë te skuadra turke, Trabzonspor, derisa për shkak të lëndimit mungon Bernard Berisha, ndërkohë që Herolind Shala është në listë, edhe pse ishte raportuar se do të mungojë si pasojë e lëndimit të pësuar javën e kaluar.
Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, dersa stërvitja e parë e Dardanëve mbahet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkohë, përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.