Ndryshojnë nacionalitetin për t’u punësuar në Administratë

Ndryshojnë nacionalitetin për t’u punësuar në Administratë

Punësimet dhe organizimi i administratës publike, në Maqedoninë e Veriut, funksionon ende sipas Marrëveshjes kornizë të Ohrit ku parashihet përfaqësim proporcional i komuniteteve sipas përbërjes së popullsisë.

Në shumë raste, njerëz të caktuar, kanë ndryshuar edhe nacionalitetin në dokumentacionin e plotësuar, vetëm e vetëm për të pasur privilegjin e punësimit në pozitën e kërkuar. Kjo së fundi ka ndodhur në një konkurs publik për shërbyes civil në RMV, ku një maqedonas është paraqitur si rom dhe tjetri si shqiptar.

Në përgjithësi, në konkurset publike, caktohet edhe nacionaliteti i personave që duhet të punësohen. Kjo si kusht për të përmbushur detyrimet e caktuara nga Marrëveshja e lartpërmendur.

Ky shembull ilustrohet me dokumentin e siguruar nga konkursi në fjalë: