Indipendentizmi katalanas një Kalë Troje në Madrid

Indipendentizmi katalanas një Kalë Troje në Madrid

Pas pjesëmarrjes në demonstrata të shumta në Gerone, kështjellë indipendentiste katalanase, Carla Costa kërkon të vazhdojë ta sulmojë Spanjën në të gjitha frontet.

Kjo studente do të votojë të dielën për të dërguar separatistët më radikalë në Dhomën e Deputetëve, të maskuar si Kalë Troje.

“Ne duhet të sulmojmë në të gjitha frontet për të hyrë në zemër të egërsirës dhe për ta shkatërruar nga brenda”, deklaroi 22-vjeçarja, gjatë një tubimi solidarizues me personat e arrestuar gjatë trazirave të tetorit në Katalonjë.

Mes dhjetëra protestuesish që bërtisnin “Liri!”, Carla shpjegoi se njëri prej miqve të saj u arrestua pas dhunës që shpërtheu në mes të tetorit si rrjedhojë e dënimeve të rënda të 9 liderëve indipendentistë, gjatë përpjekjes për shkëputje në vitin 2017.

Qyteti i Gerone-s është i njohur për katedralen e tij gotike dhe rrugët mesjetare, që shërbyen si dekor për serialin “Game of Thrones”, por prej vitesh ballkonet dhe fasadat e tij gëlojnë nga flamujt e separatistëve dhe parullat që kërkojnë ardhjen në pushtet të Republikës Katalanase dhe çlirimin e drejtuesve indipendentistë të burgosur.

Gerone është qyteti ku ka nisur karrierën politike një prej indipendentistëve katalanas më të njohur, Carles Puigdemont./atsh/