Johnson: Jemi partia e destinuar të ruajmë mbretërinë tonë të shkëlqyer

Johnson: Jemi partia e destinuar të ruajmë mbretërinë tonë të shkëlqyer

Përfundimi me sukses i Brexit dhe ruajtja e unitetit është angazhimi që kryeministri britanik Boris Johnson thotë se ai mund të garantojë nëse Partia Konservatore fiton zgjedhjet britanike të 12 dhjetorit.

Kryeministri Johnson bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në një distileri uiski afër Elginit, në verilindje të vendit.

Ndër të tjera Johnson premtoi se do të parandalojë një referendum të dytë për Brexit-in dhe shkëputjen skoceze.

“Ne jemi partia e destinuar të mbajmë së bashku mbretërinë tonë të shkëlqyer”, theksoi Johnson.

“Ne konservatorët jemi të kujdesshëm dhe falë kësaj do të jemi në gjendje të investojmë në infrastrukturë, teknologjitë e reja dhe shërbimet tona publike për komunitetet tona’’, theksoi Johnson./atsh/