Lluka: Japonia, një ndër donatorët kryesorë në Kosovë

Lluka: Japonia, një ndër donatorët kryesorë në Kosovë

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadorin e Japonisë në Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma së bashku me stafin e tij.

Lluka përmes një postimi në rrjetin social facebook, tha se Japonia vazhdon të jetë një ndër donatorët kryesorë në Kosovë në fushat e shëndetësisë, mediave, edukimit dhe ambientit.

Ai ka treguar se është rritur interesimi i bashkëpunimit ekonomik në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre Japoneze.

Postimi i plotë:

Kisha nderin dhe kënaqësinë të pres në takim lamtumirës, Ambasadorin e Japonisë në Austri dhe Kosovë, mikun tim Kiyoshi Koinuma së bashku me stafin e tij. Ambasadori Koinuma po përfundon misionin e tij diplomatik shumë të suksesshëm për Kosovën për të vazhduar tutje në Tokyo të Japonisë.

Japonia vazhdon të jetë një ndër donatorët kryesorë në Kosovë në fushat e shëndetësisë, mediave, edukimit dhe ambientit. Nga ana tjetër, është rritur interesimi i bashkëpunimit ekonomik në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre Japoneze, duke ju falenderuar aktiviteteve të përbashkëta në këtë fushë. Vitin që vjen, është konfirmuar që do të hapet Ambasada e Japonisë në Prishtinë, që është lajm fantastik për raportet tona.