KEDS pjesë e rëndësishme e konferencës së CIGRE

KEDS pjesë e rëndësishme e konferencës së CIGRE

Drejtori Gjeneral i KEDS-it, Alper Erbas është nderuar me mirënjohje nga ana e një prej organizatave më prestigjioze në botë të Sistemeve Elektroenergjetike, CIGRE. Kjo u bë gjatë fillimit të punimeve të komitetit të CIGRE Kosova, që po zhvillohet këto ditë në Prishtinë.

“Jam krenar që si inxhinier dhe drejtues i KEDS-it jam pjesë e konfrenecës së parë të CIGRE-s në Kosovë”, tha Z. Erbas pas pranimit të mirënjohjes.

Konferenca e pare e CIGRE-s në Kosovë ka filluar dje me 6 dhe do të zgjasë deri me 9 nëntor 2019. Pjesë e saj janë edhe kompani prestigjioze botërore, përderisa KEDS është sponsori artë.

Drejtori komercial i KESCO, Z. Hasan Gokalp Cinbis ka folur rreth cmimeve të energjisë elektirke dhe punëve që po bën KEDS/KESCO për adoptimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.

“Kosova ka nevojë për më shumë investime të huaja  për të zhilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune. Cmimet e rregulluara te tarifaveve, statistikisht janë më të lirat në Evropë dhe padyshim cmimet e energjisë elektrike janë parametra shume të rëndësishëm për investitorët. Mekanizmat tradicional duhet të jenë të dizajnuar për perfshierje brenda vetes edhe burimet e ripërtritshme në ate mënyrë që edhe konsumatorët jo-shtëpiak të mbrohen nga rritjet e paparashikueshme të energjisë elektrike”, tha Z. Cinbis.

Një prezantim detaj të të arriturave gjashtë vjecare të KEDS-it prej fillimit të operimeve në Kosovë, në emër të kompanisë e ka bërë Znj. Iliriana Hajdari.

“Investimet e realizuara nga KEDS prej viti 2013 deri në fund të këtij viti arrijnë në 147 milionë euro. Humbjet janë zvogëluar nga 32 për qind në 19 për qind. Këto të arritura të mëdha, por jo të vetmet”, tha Hajdari.

“Qytetarët kanë përmirësim sa i përket ndërperjeve në indekset matje në kohëzgjatje dhe numër të ndërprerjeve të ndërprerjeve me 10 për qind në vit. Punët e mira kanë rezultuar me rritjen e kënashmërisë së . Ankesat kanë rënë në një periudhë kaq të shkurtër me 63 për qind. Pra, KEDS po tregon kujdes të madh ndaj konsumatorëve, ndaj komunitetit dhe ndaj punëtorëve të vet. Të dhënat janë inkurajuese dhe na japin forcë që të vazhdojnë tutje”, tha Hajdari, e cila aktualisht mban pozitën e drejtoreshës për konsumatorë në KESCO.

Gjate sesionit plenar të mbajtur në Konfernecën e parë të CIGRE nga KEDS janë paraqitur edhe të dhënat për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, janë diskutuar  investimet e bëra nga viti 2013 dhe me theks te veçante  mbështetjen për  Burimet e Ripërtëritshme të Eenergjisë (BRE) në të kaluarën  dhe mundësinë e ofrimit te kyqjeve për të gjitha kërkesat për BRE në proces dhe atyre në vazhdim për te cilat do të mund të  adresohen në KEDS, të cilën e ka bërë Z. Sabri Tërnava, Drejtor për Konsumator i KEDS-it.

Ai ka konfirmuar gatishmërinë e kompanisë për mbështetjen e BRE dhe ofrimin e  kushteve sa me optimale për kyqje. Në aspektin e gjeneratorëve për vet-konsum ai në emër të KEDS ka prezantuar sfidat ne ofrimin e zgjidhjeve teknike për kyqje të tyre kundrejt numrit të madh të kërkesave të cilat gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje.

Autor: RTKlive