Matoshi merr pjesë në konferencën “Ekonomia Qarkore në Rajon”

Matoshi merr pjesë në konferencën “Ekonomia Qarkore në Rajon”

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, po qëndron në Bled të Sllovenisë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ekonomia Qarkore në Rajon”.

Matoshi përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takaur ministrin slloven të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Simon Zajc, të cilin e ka falënderuar për ftesën dhe mundësinë që i është krijuar Republikës së Kosovës që të jetë e barabartë në nismën e re regjionale për ekonominë qarkore, të cilën nismë për rajonin tonë do të ishte e pranueshme dhe e mirëpritur që të drejtoj Sllovenia.

Ky është statusi i plotë i Matoshit:

Me ftesë të Ministrit Slloven të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Simon Zajc, po qëndroj në Bled, për të marrë pjesë në koherencën ndërkombëtare “Ekonomia Qarkore në Rajon”.

Në kuadër të kësaj konference pata rastin të kem takim bilateral me Ministrin Zajc, të cilin e falënderova për ftesën dhe mundësinë që i është krijuar Republikës së Kosovës që të jetë e barabartë në nismën e re regjionale për ekonominë qarkore, të cilën nismë për rajonin tonë do të ishte e pranueshme dhe e mirëpritur që të drejtoj Sllovenia.

Poashtu Ministrin Zajc e falënderova për mbështetjen që Sllovenia i jep vendit tonë dhe nga ai kërkova që të ushtrojë ndikimin e Sllovenisë që Republika e Kosovës të jetë përfituese e fondeve mjedisore që ndahen nga programet e Kombeve të Bashkuara.