Pesë ilaçe natyrale për trajtimin e poreve të gjera

Pesë ilaçe natyrale për trajtimin e poreve të gjera

Pa marrë parasysh se sa shumë mundoheni të kujdeseni për lëkurën tuaj, shfaqja e poreve të gjera është një gjë nga e cila vuajnë shumica e femrave anembanë botës.

Natyrisht, barnatoret janë të mbushura me preparate industriale që ju ndihmojnë me trajtimin e tyre, mirëpo ndjekja e rrugëve natyrale është gjithmonë më e përshtatshme edhe për nga çmimi edhe për nga cilësia. Më poshtë mund t’i gjeni produktet natyrale që ju ndihmojnë me trajtimin e poreve të gjera.

Majoneza

Përzierja e uthullës së mollës dhe vezëve ndikon drejtpërsëdrejti në pore, duke bërë që lëkura juaj të duket më bukur. Shpërndajeni një lugë gjelle majonezë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për njëzet minuta. Megjithatë, kjo nuk rekomandohet për femrat që kanë lëkurë të yndyrshme.

Serumi i qumështit (hirra)

Hirra tash e një kohë të gjatë njihet si ilaç natyral për trajtimin e lëkurës, sidomos për femrat që kanë probleme me poret e gjera. Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të vakët dhe pasi ta thani lëkurën, zhyteni pak pambuk në hirrë dhe me të e trajtoni gjithë fytyrën. Pas njëzet minutash, fytyra pastrohet me ujë të ftohtë.

MJALTI, LIMONI, MOLLA DHE JOGURTI

Merrni një lugë gjelle jogurt dhe një mollë të copëtuar, pasi t’i keni përzier, shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë dhe një lug gjelle lëng limoni. Përzieni përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene dhe më pas vendoseni në fytyrë, duke e lënë të qëndrojë për 15-20 minuta. Kjo përzierje, përveçqë ndikon në pore, ju ndihmon edhe në zbutjen e lëkurës.

Maska me bajame

Shtypni 75 gramë bajame deri sa ta arrini një masë në formë pudre. Pastaj, filloni që masës t’i shtoni ujë deri në momentin që krijoni një lloj paste. Përzierjen e fituar e vendosni nëpër fytyrë, duke filluar nga pjesa e hundës, dhe e lëni të qëndrojë për tridhjetë minuta para se ta pastroni fytyrën me ujë të vakët.

Maska me limon

Kjo maskë krijohet nëpërmjet përzierjes së një sasie të vogël të ujit me lëng limoni. Për ta aplikuar përzierjen sa më drejtë, përdorni pambuk. Lëreni përzierjen që ta kryejë punën e saj për rreth gjysmë ore, duke u munduar ta shmangni kontaktin me sytë. Përfundimisht, përzierjen nga fytyra e largoni me ujë të ftohtë.

Maska me tranguj, mollë, vezë dhe qumësht

Përzieni një vezë me një lugë gjelle qumësht. Përzieni këta përbërës dhe përfundimisht përzierjes së fituar ia shtoni edhe trangullin dhe mollën e copëtuar. Përzieni deri sa të krijohet një maskë homogjene dhe më pas me përzierjen e fituar trajtojeni lëkurën. Pasi që maska të ketë qëndruar për pesëmbëdhjetë minuta, fytyra pastrohet me ujë të vakët.