Super nëntori i kinemasë, rikthehet “Kumbari”

Super nëntori i kinemasë, rikthehet “Kumbari”

“Marriage Story” gjurmon ndarjen e një çifti, që është ende i dashuruar me njëri-tjetrin. Aktorja Scarlett Johansson thotë se regjisori Noah Baumbach ka lidhur personazhet në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Noah nuk gjykon asnjë nga karakteret e tij dhe kur e sheh, ti ndjen secilin prej personazheve. Mendoj se ky është efekti që të jep ky film, sesi i prek njerëzit”, thotë aktorja. “Marriage Story” po shfaqet tashmë në kinema, ndërsa në “Netflix” transmetohet më 6 dhjetor.

“The Godfather: Part two” rikthehet në kinema në 45-vjetorin e tij. Filmi i vetëm që ka fituar çmim “Oskar” për regjinë dhe filmi më i mirë, rishfaqet në më shumë se 600 kinematë amerikane në datat, 10, 12 dhe 13 nëntor. Shitja e biletave tashmë ka nisur.

Krijuesit e “This is Spinal Tap”, dokumentari kushtuar metalit klasik, kanë ngritur një padi për muzikën e filmit.

Harry Shearer, Christoferguest, Michael Mckean dhe Rob Reiner ka paditur “Universal Music Group”, duke u ankuar se ata kanë dredhuar nga detyrat e tyre. Sipas marrëveshjes, universal do të vazhdojë të shpërndajë regjistrimet e “Spinal Tap” dhe krijuesit do të marrin të drejtën ekskluzive.