Agjenda e ndeshjeve të nëntorit, anglezët pa stërvitje në Kosovë

Agjenda e ndeshjeve të nëntorit, anglezët pa stërvitje në Kosovë

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2020. Më 14 nëntor, Dardanët do të paraqiten në “Doosan Arena” në Plzen, ku do të përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Evropian, Çekinë, derisa tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës së Anglisë.

Do theksuar se "Tre Luanët" nuk kanë paraparë të mbajnë stërvitje në Kosovë, por atë do ta mbajnë para udhëtimit për në Prishtinë.
Më poshtë e gjeni agjendën e stërvitjeve dhe aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtareve të Çekisë dhe Anglisë për këto dy ndeshje.

 

11 nëntor, 2019

11:00 – Konferencë për media - Bernard Challandes (hotel Emerald)

18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)

12 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
 

13 nëntor, 2019

“Doosan Arena”, Plzen

15:45 - Konferenca e Çekisë
16:30 - Stërvitja e Çekisë, e hapur në 15 minutat e para

17:30 - Konferenca e Kosovës
18:00 - Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para


14 nëntor, 2019
20:45 – Ndeshja Çeki – Kosovë

15 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
 

16 nëntor, 2019

17:15 - Konferenca e Kosovës

18:00 - Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para

19:30 - Konferenca e Anglisë, hotel Emerald

         

17 nëntor, 2019

18:00 Ndeshja Kosovë - Angli