Zvicra publikon listën, ftohen vetëm dy shqiptarë

Zvicra publikon listën, ftohen vetëm dy shqiptarë

Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.

Ata do të përballen me Gjeorgjinë më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë kundër Gjibraltarit.

Pjesë e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës janë vetëm dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti. 

Kujtojmë që kohë më parë pjesë e formacionit të Zvicrës ishin 5 lojtarë nga Shqipëria e Kosova të cilët mbanin barrën kryesore në ndeshjet e kombëtares zvicerane.