Xhaka mbetet në Premier League, e kërkon klubi i njohur

Xhaka mbetet në Premier League, e kërkon klubi i njohur

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në janar dhe që nga tani klubet kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

"The Times" raporton se Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin.

Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit, transmeton albeu.

Me "Euro 2020" në horizont, transferimi në Newcastle shihet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë.