Italia e kualifikuar, Mancini grumbullon edhe 3 debutues

Italia e kualifikuar, Mancini grumbullon edhe 3 debutues

Italia ka siguruar kualifikimin për në Europianin 2020 dhe dy ndeshjet e radhës eliminatore, ndaj Bosnjës në transfertë dhe ndaj Armenisë në Palermo, do t’i shërbejnë Roberto Mancinit për të kryer të tjera teste me skuadrën e tij.

Pikërisht për këtë arsye, në këtë grumbullim Mancio ka afruar edhe 3 lojtarë që i bashkohen për herë të parë kombëtares italiane, siç janë Cistana, Castrovilli dhe Orsolini, që do të vihen nën urdhrat e trajnerit të hënën.

Andrea Cistana po bën mjaft mirë te Brescia, ashtu si dhe Castrovilli që ka fituar zemrat e tifozëve të Fiorentinës, ndërsa Orsolini është një titullar i Bolognës prej më tepër se një viti dhe tani do të ketë mundësi të tregojë veten edhe me “Axurrët”.

Lista e Italisë:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Andrea Cistana (Brescia), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Leonardo Spinazzola (Roma)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Rolando Mandragora (Udinese), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Nicolò Zaniolo (Roma)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shangai Shenhua), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Riccardo Orsolini (Bologna).