Nuk ndalet Muriqi, sërish gol për Fenerbahcen

Nuk ndalet Muriqi, sërish gol për Fenerbahcen

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi vazhdon me formën e shkëlqyer tek Fenerbahce e Turqisë, raporton RTKLive.com.

Ylli i “Dardanëve”, sërish ka gjetur rrugën e golit. Muriqi ka shënuar gol për epërsinë e Fenerbahces kundër Kasimpasa, sfidë kjo që po luhet në kuadër të elitës së futbollit turk.

Muriqi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e gjashtë duke shënuar nga pika e bardhë.