Juventusi kërkon rikthimin e Pogbas

Juventusi kërkon rikthimin e Pogbas

“Bianconeri” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin francez verën e ardhshme. Lojtarin e do edhe Real Madridi i Zinedine Zidanet. Juventusi është i interesuar për Paul Pogban.

“Bianconeri” do të tentojnë ta rikthejnë mesfushorin francez në Torino gjatë verës së ardhshme. Lajmin e ka bërë me dije e përditshmja italiane “Tuttosport”. Kampioni botëror me Francën e ka ndërmend të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni. Prandaj, në opsion të tij është rikthimi te “bardhezinjtë”.

Për Pogban interesim ka shfaqur edhe Real Madridi pasi atë e pëlqen tej mase trajneri Zinedine Zidane. Klubi që dëshiron ta transferojë mesfushorin kualitativ duhet t’i paguajë 120 milionë euro. Pogba nuk ka shkëlqyer sa duhet në përvojën e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”.