Zidane i përgjigjet PSG-së: Ëndrra e Mbappe-s është të luajë në Real

Zidane i përgjigjet PSG-së: Ëndrra e Mbappe-s është të luajë në Real

Po vazhdojnë debatet mes trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane dhe drejtueseve të PSG-së për Mbappen.

Ditë më parë, në konferencë për media, Zinedine Zidane u pyet për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe tha “Lojtari do të vendosë se çfarë do të bëjë. Për momentin është lojtar i PSG-së, por gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid”.

Një ditë më vonë, Leonardo, drejtori i PSG-së iu përgjigj Zidanit “Nuk është momenti që të flasim për ëndrrat e Mbappe. Ndaloni”. 

Këtë të premte sërish ka reaguar Zidane, duke u përgjigjur për reagimin e Leonardos

“Nuk kam thënë asgjë. Kam thënë vetëm atë që ka thënë lojtari, që është ëndrra e tij të luajë këtu. Kështu që nuk e di çfarë duan të tjerët”.