Zaev: BE sinjalizon se për rajonin nuk ka alternativë tjetër

Zaev: BE sinjalizon se për rajonin nuk ka alternativë tjetër

Bashkimi Evropian sinjalizoi se për rajonin nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Union. Proceset duhet të vazhdojnë sepse ekziston mundësia për zhvillimin e nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit, deklaroi sot në një konferencë shtypi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit të liderëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Gjenevë në kuadër të Forumit Ekonomik.

“Fakti që Kroacia do të marrë presidencën e radhës së BE-së në janar të vitit 2020 është diçka pozitive sepse do të jetë e fokusuar drejt rajonit dhe do të rrisë shpresat se në samitin që do të mbahet në Zagreb do të ketë vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shqipërinë dhe për gjithë rajonin”, theksoi Zaev, sipas kumtesës nga shërbimi qeveritar për shtyp.

“Për shtetin tonë, nuk bëhet fjalë vetëm se është vend kandidat prej 14 vitesh, por e zhvillon me sukses shoqërinë multietnike përmes konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, ka bërë reforma, marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë dhe nga një regjim autoritar e ripërtëriu demokracinë. Kemi bërë aq shumë”, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Përfaqësuesit e Forumit botëror ekonomik ranë dakord se mundësitë politike janë të rëndësishme, dhe se ekziston një lidhje mes bashkëpunimit politik dhe bashkëpunimit social dhe ekonomik.

Në konferencën për shtyp, secili nga liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor shprehu falënderime për produktivitetin dhe mundësinë për debatin e hapur nga Forumi Ekonomik Botëror për zhvillimin ekonomik të rajonit si dhe për perspektivat politike, të cilat të gjithë liderët, i shohin në integrimet europiane, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp./MIA/