Oliver Giroud i rikthen buzëqeshjen Antonio Contes?

Oliver Giroud i rikthen buzëqeshjen Antonio Contes?

Ekipi po vuan mungesën e alternativave, Antonio Conte e ka shfaqur disa herë zhgënjimin e tij për mungesat në organikë, drejtuesit janë gati të veprojnë që të kënaqin dëshirat e trajnerit.

Janë këto disa nga thashethemet e ekipit të Interit këto ditë. Me merkaton e janarit që është duke afruar emrat që priten të afrohen nga drejtuesit zikaltër sa vijnë dhe shtohen. Pas interesimit të disa mesfushorëve, vëmendja është kthyer edhe tek reparti sulmues, ku në krye të listës qëndron kampioni i botës Oliver Giroud.

Kontrata e francezit me blutë e Londrës është pranë skadencës dhe largimi nga ekipi i drejtuar nga Frank Lampard është më se i mundshëm, kështu që transferimi në Milano duket shumë pranë, raporton tch.

Sulmuesi 33-vjeçar ka një pagë relativisht të lartë, rreth 8 milionë euro në sezon, por është i gatshëm të pranojë të ulë një pjesë të mirë të pagës së tij për tu vendosur nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.

Pas 7 sezoneve në Angli me fanellat e Arsenal dhe Chesea, ku në 224 ndeshje ka shënuar 78 gola, francezi duket gati të nisë një aventurë të re larg Ishullit.