Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Vedat Muriqi

Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka vënë në presion të madh Kombëtaren e Kosovës dhe gjithë përkrahësit e saj.

Ylli i “Dardanëve” ishte spektakolar në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa, duke realizuar dy gola, por jo gjithçka ka shkuar mirë.

Lojtari pati një duel të fortë në minutat e fundit të ndeshjes, dhe duket se aty ai ka pësuar një dëmtim që nuk dihet se sa do të jetë problematik.

Muriqi ka thënë se ka lënduar pakëz nyjen e këmbës së djathtë, dhe do të duhet të pushojë disa ditë, përcjell lajmi.net.

Nuk ka akoma ndonjë ekzaminim mjekësor nga skuadra turke.

Shpresojmë që lojtari të jetë krejtësisht i gatshëm për ndeshjet e Kosovës, kundër Çekisë e Anglisë.