Katër të lënduar nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

Katër të lënduar nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

Në orët e para të së shtunës, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Prishtinë.

i pasojë e shkëmbimit të zjarrit të lënduar kanë mbetur 4 persona, shkruan lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar dhe nga zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se janë konfiskuar 3 armë që dyshohet të jenë përdorur në rast.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast. Hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit”, tha Krasniqi.