Halil Çadraku ftohet nga Gjykata Speciale

Halil Çadraku ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Çadraku, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Peka Gashi, e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka bërë publike edhe ftesën zyrtare ku shihet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.

Postimi i plotë i saj:

Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari.

Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi.

Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni.

Do t’a dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpuntorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.

Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI.