Xhavit Elshani ftohet nga Gjykata Speciale

Xhavit Elshani ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shkotë dhe bashkluftëtarët se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftesë për tu paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit”.

“Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës”, ka shkruar Elshani.