Si të hiqni fotot nga profili juaj në Instagram, pa i fshirë ato

Si të hiqni fotot nga profili juaj në Instagram, pa i fshirë ato

Ka shumë mundësi që profili juaj në Instagram të përmbajë foto për të cilat jeni penduar.

Edhe pse ekziston mundësia për t’i fshirë, ka njerëz që e duan pak nostalgji dhe do të donin të mos i zhduknin për fare foto të tilla.

Fatmirësisht, ka një mënyrë tjetër që të lejon të hiqni fotot nga profili pa i fshirë. Bëhet fjalë për opsionin Archive, që kurrë nuk është njoftuar publikisht nga Instagrami dhe publiku i gjerë nuk e njeh ende.

Më poshtë, do t’ju shpjegojmë me detaje hapat që duhet të ndiqni për të eliminuar fotot dhe që t’i shikoni vetëm ju:

1. Shkoni te fotoja që doni të hiqni, por jo ta fshini përgjithmonë.

2. Shtypni tre pikat që ndodhen lart, në anën e djathtë të fotos.

3. Shtypni “Archive”.

4. Fotoja do të hiqet nga profili juaj.