Vetura përfundon në katin e dytë të ndërtesës, humbin jetën dy persona

Vetura përfundon në katin e dytë të ndërtesës, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën, kur një veturë kabriolet “përfundoi” në katin e dytë të një ndërtesë në New Jersey.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur shoferi i veturës humbi kontrollin mbi timonin dhe përfundoi në katin e dytë të ndërtesës.

Brenda veturës në ato momente gjendeshin dy të rinj, të moshës 22 dhe 23 vjeç, të cilët mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes.

E brenda ndërtesës në të cilën përfundoi vetura, e cila funksionon si një kompani e patundshmërisë, në momentin e aksidentit asnjë person nuk ishte brenda saj.


MË SHUME NGA Kuriozitete