
10:43 / 11.11.2019
Irak, 4 protestues irakianë humbin jetën nga përleshjet në Nassiriya
"Përplasjet që vazhduan deri në mesnatë kanë lënë të lënduar 146 persona", tha një burim mjekësor për Anadolu Agency.
Numri i vdekjeve nga përplasjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor irakian Nassiriya është rritur në katër.
Ai tha se pjesa më e madhe e lëndimeve u shkaktuan nga gazi lotsjellës dhe municionet e shtëna nga forcat e sigurisë.
Sipas Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Irakut, së paku 319 protestues janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në demonstratat antiqeveritare në të gjithë Irakun që nga 1 tetori.
Të shtunën, Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve irakiane të frenojë forcat e sigurisë për të parandaluar "gjakderdhjen" në vendin e goditur nga protestat.