Largohen mbeturinat në parkun e Kamenicës

Largohen mbeturinat në parkun e Kamenicës

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes kompanisë së kontraktuar ka bërë largimin e të gjitha mbeturinave në parkun e Kamenicës në fshatin Gllobar.

Pas largimit të gjitha mbeturinave në këtë park, të hedhura nga qytetarë të pandërgjegjshëm, e që nuk është hera e parë që Drejtoria merr këtë aksion për largimin e tyre, ka vendosur sërish kontejnerë në hyrje të këtij parku për mbeturina e po ashtu është vendosur edhe tabela njoftuese.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e praktikave të mira për menaxhimin e mbeturinave duke larguar kështu gjitha deponitë ilegale dhe shtrirjen e menaxhimit në secilin vendbanim, duke fituar edhe grante të performancës së mirë ne ruajtjen e mjedisit, prandaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët të jenë të përkushtuar në ruajtjen e ambientit dhe të jenë bashkëpunues me Komunën e Drenasit në mënyrë që të kontribuojmë në një mjedis me të pastër.