Java e filmave francezë në Kosovë, ja detajet

Java e filmave francezë në Kosovë, ja detajet

Ambasada e Francës në Kosovë prezanton edicionin e 19–të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Festival ky i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Konferenca për shtyp do të mbahet të mërkurën me 13 nëntor duke filluar nga ora 12:00 në sallën e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për shpalosjen e programit dhe rëndësinë e Frankofonisë në Kosovë do të flasë ambasadorja e Francës në Kosovë, Shkëlqësia e saj Marie-Christine – BUTEL, përfaqësues nga përfaqësitë diplomatike të Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës.

Ndërsa, hapja e festivalit do të mbahet po të mërkurën me 13 nëntor në ora 19:30 në Kino ARMATA, me shfaqjen e filmit premier « L’Esprit de famille – nga Eric Besnard. (Filmi është një para-premier, ndërsa premier në kinemat në Francë do jetë me 22 Janar 2020). Tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është komedia .

Programi përfshinë: komeditë nga Belgjika, Zvicra dhe Franca të cilat këtë edicion do udhëtojnë në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës, filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër për kënaqësinë e publikun të gjitha moshave.

Risi për këtë edicion do të jetë edhe filmi kosovar “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi, (me titra në gjuhën frënge) Film i cili ishte edhe pjesë e Festivalit ndërkombëtar në Nancy (Francë).

Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Festivali i filmit do të mbyllet më 18 nëntor në ora 19:00 në KINO ARMATA me filmin nga Luksemburgu “Superjhemp Retorns” nga Felix Koch./indeksonline/