Fillojnë punimet në projektin “Ndërtim i rrugëve në Biqec”

Fillojnë punimet në projektin “Ndërtim i rrugëve në Biqec”

Projekte të shumta komunale tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare të implementimit.

Në mbledhjen e filimjavës, udhëhequr nga Kryetari Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra, u diskutuan aktivitetet javore komunale, me theks të veçantë realizimi i projekteve kapitale komunale për vitin 2019.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se kanë filluar punimet në projektin “Ndërtim i rrugëve në Biqec”-segmenti Koraq-Mezin- Bunjak, faza e dytë e cila përfshinë edhe asfaltimin e kësaj rruge.

Punimet kanë vazhduar në projektin “Ndërtim i urës mbi lumin Lepenc”- fshati Kovaçec - ku po vazhdohet me punimet e mbetura finale, vazhdim i punimeve në projektin “Rregullim i ndriçimit publik”-është duke u punuar në vendosjen e llampave ndriçuese në rr. “Beteja e 25 Majit”-Dubravë dhe “Komandant Bardhi”- Kaçanik i Vjetër, vendosje e shtyllave në rrugën “Besnik Begunca” dhe “10 Gushti”- Bajnicë.

Punime dhe finalizimet e punëve janë duke u realizuar edhe në projektet: “Ndërtimi i urës mbi lumin Nerodime dhe rregullim i rrugëve në lagjet Prushaj-Lamaj- Soponicë”, finalizimi i punimeve në projektin “Ndërtimi i rrugëve në fshatin Kotlinë”- zgjerimi i rrugës “Milaim Loku”, dhe punimi i lëshesave në segmentin Kotlinë –Glloboqicë, vazhdim i punimeve në projektin “Ndërtimi i trotuarit Bob-Doganaj”- përgatitja e trasesë së trotuarit dhe vendosja e skajoreve, vazhdim i projektit ”Asfaltim i rrugëve lokale” ku kanë vazhduar punimet në ndërtimin e trotuarit e fshatit Biqec, si dhe rrugicat në lagjen Dalloshi.

Punime të shumta në përfundim e sipër janë duke u realizuar edhe në shumë projekte në ndërtim të infrastrukturës shëndetësore, arsimore si dhe me përkrahje të projekteve bujqësore.