Zaev: Pres nga gjykata të ndajë drejtësi për dhunën e 27 prillit

Zaev: Pres nga gjykata të ndajë drejtësi për dhunën e 27 prillit

Kryeministri Zoran Zaev sot para gazetarëve tha se në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit ka thënë se pret drejtësi kurse dënimi të përçojë mesazhin që mos përsëritet asnjëherë vepra.

“Të mos ndodhë asnjëherë, as të motivojë qytetarë të bëjnë vepër të tillë sikur që ishte duna e 27 prilli”, tha Zaev

Ai tha se nuk ka kërkuar asnjë dëmshpërblim nga të akuzuarit në këtë rast.

“Për mua është e rëndësishme që gjykata të ndajë drejtësi duke marrë parasysh të gjithë këto aspekte dhe besoj se qytetarët e presin një gjë të tillë. Nuk do ta kthejmë kohën. Megjithatë nëse do të mund ta kthenim kohën përfitimi më i madh do të ishte mospërsëritja e veprës. Por duke marrë parasysh se nuk do ta kthejmë kohën, neve na mbetën shenjat, por të kemi kujdes që fëmijët tanë të mos i lëmë me shenja, për shkak se bëhet fjalë për prindër të fëmijëve”, tha Zaev.