Përdorime të mustardës që nuk i keni ditur

Përdorime të mustardës që nuk i keni ditur

Përdorimet që lidhen me probleme shëndetësore

Mustarda nuk përdoret vetëm në kuzhinë si pjesë përbërëse e recetave apo shoqëruese e tyre, por ka edhe përdorime të tjera të rëndësishme. Këto lidhen kryesisht me sëmundje apo probleme shëndetësore që mund të shfaqen tek njerëzit.
 
Qetëson muskujt
 
Nëse keni dhimbje të muskujve, atëherë shtoni në vaskën me ujë dy lugë mustardë dhe pak kripë. Kjo do t’u qetësojë shumë dhe nuk do të ndjeni dhimbje si më parë.
 
Shëron dhimbjet e fytit
 
Përzieni disa fara mustarde me lëngun e një gjysmë limoni, një lugë gjelle kripë dhe një lugë gjelle mjaltë. Vendosini të vlojnë me 300 ml ujë, lëreni të ftohet dhe më pas mund të bëni gargarë me të. Bëjeni këtë 2 ose 3 herë në ditë.
 
Rigjallëron lëkurën tuaj
 
E vetmja gjë që ju duhet është mustarda e cila është e pasur me vitaminë E dhe antioksidantë. Përhapni një shtresë të hollë në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
 
Qetëson djegiet
 
Në qoftë se jeni djegur pa dashje duke gatuar, sigurohuni që të vendosni në ujë dorën apo vendin ku jeni djegur, fshijeni me një leckë dhe më pas aplikoni pak mustardë mbi lëkurë për të parandaluar ashpërsinë dhe dhimbjen që mund të shkaktojë.
 
Shpëtoni nga era e pakëndshme e gojës
 
Shtoni pluhur mustarde në një shishe me ujë të ngrohtë dhe më pas shkundeni mirë atë. Lëreni të qetësohet dhe mund ta pini atë për të larguar erën e pakëndshme të gojës dhe ushqimeve që mund të keni konsumuar.