Argumentet e Maqedonisë së Veriut përballë vetos franceze

Argumentet e Maqedonisë së Veriut përballë vetos franceze

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili në Paris po merr pjesë në Forumin paqësor të Parisit, sot do të ketë takim me shefin e shtetit francez, Emannuel Macron.

Pendarovski në takimin me Macronin do të ketë mundësi drejtpërdrejtë prej tij t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negociimit.

Ai javën e kaluar deklaroi se takimi me Macronin është mundësi e mirë për t’u ekspozuar argumentet e të dy palëve dhe t’i dëgjojnë motivet e presidentit francez. Theksoi edhe se ne si vend nuk kemi kurrfarë rezerve ndaj metodologjisë së re të paralajmëruar.

Pendarovski gjithashtu tha se në periudhën në vijim duhet të marrim sinjal më të fuqishëm nëse së shpejti do të mund të ndryshohet epilogu mjaft i pavolitshëm nga samiti i fundit evropian, para së gjithash Francës, e cila ishte kundër fillimit të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shefi i shtetit vlerësoi se të mos shkohet me pritje tejet të mëdha nga takimi, sepse, siç tha, edhe pse jemi shtet i vogël dhe kemi argumente të fuqishme, megjithatë as Amerika, as Gjermania, askush asnjëherë nuk mund ta bindë presidentin e Francës.

Parisi insiston për reforma të brendshme paraprake në BE dhe ndryshim të metodologjisë për pranim të anëtareve të reja.

Javën e kaluar, ambasadori francez në vend, Christian Thimonier në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga takimi mes presidentit Pendarovski dhe shefit të shtetit francez Macron në Paris dhe nëse kjo do të kontribuojë për dinamikë të më madhe në marrëdhëniet me Maqedonisë së Veriut dhe Francës, nuk dëshiroi të komentojë.

“Në tërë atë që është komunikim rreth asaj vizite zyrtare, megjithatë do t’ju udhëzoja drejt presidencës së Republikës, sepse konsideroj se nuk do të ishte në mirësjelljen time paraprakisht të flas për atë”, tha Thimonier.