Google dhe ekipi i tij luftojnë aplikacionet “qëllimkëqija”

Google dhe ekipi i tij luftojnë aplikacionet “qëllimkëqija”

Partneriteti i ri quhet App Defense Alliance dhe pritet të mbrojë mbi 2.5 miliardë pajisje që funksionojnë duke përdorur sistemin operativ Android.

Numri i madh i platformave e bën atë tërheqës për sulmuesit, të cilët përpiqen të hedhin aplikacione me malware ose me kod sekret për përdoruesit, transmeton lajmi.net.

Play Store nuk ka qëndruar jashtë këtyre aplikacioneve qëllimkëqija, kështu që vitin e kaluar Google është detyruar të merret me shumë zhvillues, të cilët kanë arritur të shpërndajnë aplikacionet e tyre me virus në dyqanin online.

Kompanitë ESET, Lookout dhe Zimperium duhet të fillojnë të merren me adresimin e çështjeve të sigurisë para se në dyqan të arrijnë aplikacione problematike.

Google tashmë ka Google Play Protect, një shërbim për mbrojtjen nga malware që skanon miliona aplikacione të dyshimta.

Kompania tashmë po arrin të kapë zhvilluesit dashakeq, por problemi është aq i madh sa ajo po kërkon edhe ndihmën nga jashtë.