Pendarovski më 22 nëntor do të takohet me Vuçiqin

Pendarovski më 22 nëntor do të takohet me Vuçiqin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, më 22 nëntor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi.

Pendarovski në Beograd do të pritet me nderime ushtarake nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Pas takimit kokë-më-kokë, Pendarovski dhe Vuçiq do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës zyrtare në Serbi, Pendarovski do të ketë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Popullor të Serbisë Maja Gojkoviq dhe kryeministren serbe Ana Brnabiq