Angela Martini kthehet në Shqipëri, për promovimin e librit të ri

Angela Martini kthehet në Shqipëri, për promovimin e librit të ri

Angela Martini përveç si një nga modelet më të suksesshme shqiptare, tashmë ka botuar edhe librin personal të saj.

Modelja shqiptaro-amerikane për të promovuar librin e saj të ri është rikthyer në vendlindjen e saj, Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Libri i saj i parë autobiografik mban titullin: “Dashuri, shpresë, dritë” dhe do të promovohet në panairin e librit në Tiranë më 13, 14  dhe 15 nëntor.