Propozim-Buxheti për vitin 2020, sot para ministrave

Propozim-Buxheti për vitin 2020, sot para ministrave

Qeveria sot në kuadër të seancës së rregullt të 164 do t’i konfirmojë propozim -buxhetin e Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2020, si dhe propozim ligjin për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2020.

Në rend dite të seancës, kumtoi shërbimi qeveritar për media, janë shumë pika nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në propozim të ministrit pa dikaster i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, do të vendoset miratimi i Propozim programit për mbështetjen e shtypjes dhe distribuimin e mediave të shtypura për vitin 2019, ndërkaq në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Qeveria do të vendos për propozim-programin për ndryshimin e programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin e nxënësve për vitin 2019.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë seancë i vendosi në rend dite Propozim-programin për ndryshimin e programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për vitin 2019, si dhe informacionin me Propozimin për hapjen e qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnime.