Viti më i mirë për reklamat e këqija të kinematografisë

Viti më i mirë për reklamat e këqija të kinematografisë

Viti 2019 ka qenë vit i reklamave të këqija, shkruan Ellen E. Jones për “Guardian”.

Kur është koha e duhur për të arritur në kinema? Nëse përgjigjeni: “Saktësisht 10 minuta para fillimit të reklamave, që të ulem në kohë të shoh trailerët (videot promovuese) e filmave të ardhshëm”, atëherë… urime! Kjo ishte përgjigja e saktë 15 vjet më parë. Këto ditë, nëse zini vend më herët, rrezikoni të shihni diçka që mund të mos ju pëlqejë.

“Sonic the Hedgehog”, “Cats”, “Last Christmas”, “Doolittle”… viti 2019 paraqet kulmin i trailerëve të këqij. Asnjë nga titujt e mësipërm nuk ka arritur deri më tani në kinema, por promot e tyre janë shpërndarë në internet.

A po bëhen trailerët çdo herë e më të këqij? Apo janë viktima të pasojave të epokës së rrjeteve sociale?

Sigurisht, reagimi në internet ka ndikim. Kështu, në maj, regjisori i “Sonicu”-t, Jeff Fowler, u përgjigj ndaj kritikave duke shtyrë datën e premierës derisa të rregullohet dukja e kryepersonazhit. E, nëse kërkoni dëshmi tjera të rëndësisë së trailerëve, shkoni në YouTube, ku reagimet ndaj videove të tilla janë bërë nën-zhanër i kritikës së filmit. Shembull për këtë është Grace Randolph, e cila kohët e fundit është marrë me trailerin e filmit “Star Wars: Episode IX”.

“Shikuesit e kanalit e kërkuan këtë dhe… ueh, ka shumë nxitje me trailerët”, thotë Randolph.

Kur është fjala te ajo që nuk pëlqen, ajo është e qartë: “Traileri më i keq është ai për të cilin askush nuk flet, as mirë as keq”.

Ndonëse është kohë e keqe për trailerë, industria po shkëlqen çdo herë e më shumë. Platformat e mediave sociale kërkojnë më shumë versione të trailerëve, kështu që shumë më shumë njerëz i shohin, më shumë njerëz i bëjnë, ka shumë inovacione dhe po ashtu shumë imitime. Ndoshta masa më e mirë për këtë është çmimi Golden Fleece që ndahet që nga viti 1999, që në aspektin e marketingut është ekuivalent i çmimit Oscar. Bashkëthemeluesja e këtij çmimi, Evelyn Brady-Watters, thotë se vlen “traileri që bën punë brilante për ta shitur një film jo shumë brilant”.

Pra, trailerë të mirë mund të jenë edhe trailerët e këqij, nëse nxisin audiencën. Dhe, trailerë të “këqij” janë në të fakt ata të mirët. Ndaj, nuk është çudi që po zbavitemi e po hutohemi më shumë se kurrë.

Sidoqoftë, në cilën kohë duhet të arrijmë në kinema?