Arrihet marrëveshja, ndërpritet greva e minatorëve

Arrihet marrëveshja, ndërpritet greva e minatorëve

Minatorët e Kombinatit Metalurgjik “Trepça”, kanë ndërpreve grevën e nisur për shkaka të pakënaqësi së tyre lidhur me pagat dhe kushteve e punës.

Këtë e bëri të ditur, kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, i cli ka thënë se pas negociatave nga të gjitha palët në ndërmarrjen “Trepça”, puna në minierën e Stantërgut pas një ndërprerje dy ditore ka rifilluar.  

Sipas tij, pagat për muajin tetor,  si dhe pjesa e mbetur e dy muajve paraprak do të ekzekutohen shumë shpejtë, pas liferimit të sasisë së grumbulluar të koncentratit të plumbit dhe zinkut.

Ai për ndërprerjen e grevës  ka falënderuar minatorët për hasje në mirëkuptim, si dhe kontributin e dhënë ndër vite në zhvillimin e ndërmarrjes “Trepça”.

Postim i plotë i Sylës:

Pas negociatave nga të gjitha palët në ndërmarrjen Trepça; Bordi, Menaxhmenti, Sindikata, si dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça, puna në minierën e Stantërgut pas një ndërprerje dy ditore ka rifilluar.

Kohëve të fundit, Trepça është duke u përballur me gjendje jo të mirë financiare. Në mungesë të prodhimit kemi pasur edhe jo likuiditet financiar, prandaj ka pasur edhe vonesa në ekzekutimin e pagave, si dhe obligimeve tjera. Ndërmarrja Trepça është ndërmarrje prodhuese, prandaj edhe gjithë funksionimi i saj varet nga nxjerrja, përpunimi dhe prodhimi i koncentratit.

Pagat për muajin tetor, si dhe pjesa e mbetur e dy muajve paraprak do të ekzekutohen shumë shpejtë pas liferimit të sasisë së grumbulluar së koncentratit të plumbit dhe zinkut.

Rregullimi i cilësisë së ushqimit, si dhe kushtet tjera të punës për punëtorët në minierë janë në përfundim e sipër.

Tremujori i fundit ka qenë shpresëdhënës, duke treguar trend të rritjes së prodhimit, prandaj Trepçës, i është kthyer shpresa sado e vogël për një stabilitet financiar. Prandaj, çdo grevë eventuale vetëm se do të pengonte zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjes.

Falënderojmë të gjithë punëtorë e Trepçës për mirëkuptimin e tyre, si dhe kontributin e dhënë ndër vite në zhvillimin e ndërmarrjes Trepça.