Gwen Stefani iu përgjigjet thashethemeve për fejesë

Gwen Stefani iu përgjigjet thashethemeve për fejesë

Gwen Stefani iu është përgjigjur thashethemeve se ajo është fejuar me Blake Shelton pasi iu pa një unazë dimanti në gishtin e saj.

50 vjeçarja sqaroi se unaza ishte thjesht një aksesor, transmeton Klan Kosova.

“Mund të jetë një unazë e vërtetë, një diamant i vërtetë por nuk është një unazë martese”, tha Gwen për E! News.

Ajo shtoi se kur ata të fejohen, do t’i njoftojë të gjithë fansat e saj.

“Kur kam diçka për të thënë, do ta them”, tha Gwen.

Ndërsa Gwen dhe Blake nuk janë fejuar, ata janë në lidhje që katër vjet dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.